12 qershor 2018
Dekorimi i Qytetit me flamuj shtetëror e kombëtar dhe me banderola.
14 qershor 2018
• 09:00 Kryetari Lladrovci me stafin e tij do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmoreve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik, Gllobar, Abri, Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek i Vjetër.
• 11:00 Seancë Solemne e Kuvendit Komunal me rastin e Ditës së Çlirimit të Drenasit.
• 11:30 Hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit në Sallën e Kulturës “Rifat Kukaj” dhe shpërndarja e katalogut të kësaj ekspozite.
• 12:00 Shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e kulturës ”Rifat Kukaj”.
• 16:00 Hapja e Panairit të vogël të Librit për Ditën e Çlirimit të Drenasit në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.
• 16:00 Përurimi i Palestrës së Qytetit me emrin e heroit të Kosovës Hysni Jetullahu.
• 16:30 Turnir sportiv në Hendboll për nderimin e dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e Qytetit në Drenas.
• 18:00 Koncert Festiv me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Drenasit në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.
• 21:00 Finalja e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina” 2018 në Stadiumin Sintetik në Drenas.
Drenas, 11 qershor 2018
Këshilli Organizativ i Komunës së Drenasit