Në Komunën e Drenasit u nënshkrua marrëveshje e projektit në rregullimin e pompave dhe rezervave të ujit të pijshëm, i cili është hartuar dhe do të ekzekutohet si shtojcë e Memorandumit të Mirëkuptimit, që është nënshkruar më 22 shkurt 2012, në mes të Komunës së Drenasit, Kryetar -Nexhat Demaku, Kompanisë Regjionale të Ujit “Prishtina” Sh.A., Drejtor-Gjelosh Vataj dhe Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar përkatësisht nga IRD, Kryesues i projektit-Azem Kastrati.
Qëllimi i këtij projekti është furnizimi me ujë të pijshëm në harmoni me standardet ndërkombëtare të ujit dhe në përpjekje të përmirësimit të shëndetit, mjedisit dhe kualitetit të jetës në fshatrat e Komunës së Drenasit.
Vlera e këtij projekti nga IRD (fondet USAID dhe SCO) është 272,000 Euro (62%) për projektet e fazës së katërt, gjithashtu Komuna e Drenasit do t’i ndajë 50,000 Euro (11%), kurse KUR Prishtina me 120,325.00 euro (27%). Vlera e këtij projekti është 442,715.00 euro.