Karvani i vaksinimit, nesër me datë 28.12.2022 do të vjen në Drenas
Drenasi do të jetë të mërkurën stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit.
Ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.
Qytetarët e Drenasit do të kenë mundësi të mërkurën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal, gjithashtu edhe dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron.
Vaksinohu!