Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme përmes KNK për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Mundësi të Barabarta ka organizuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsin, ku ishin të ftuara 38 (tridhjetëetetë) pjesëmarrëse, punonjëse të Komunës së Drenasit, të cilave iu shpernda nga një dhuratë dhe të ftuarat ishin ne drekë në restaurantin “Ibri” në Kushtovë, ku ishte një atmosferë festive me muzikë.
Gjithashtu pjesëmarrëset kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari.
Dita festive përfundoi në mënyrë të suksesshme dhe mbetën të kënaqura pjesëmarrëset, ku vlenë të ceket gratë pjesëmarrëse shprehën fjalë miradije për këtë organizim të festës së 8 Marsit.