Për të përmbyllur aktivitetet e 14 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit, është mbajtur një koncert i pasur kulturor e arstistik në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Në këtë koncert të organizuar nga Komuna e Drenasit, përktatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë marrë pjesë Shoqëri Kuulturore e Arstitike nga Prizreni, Drenasi, Skenderaj dhe qytetet të tjera të Kosovës. Koncerti që u mbajt në shesh ishte edhe përmbyllja e aktiviteteve të përgaditura nga Komuna e Drenasit.