Komiteti për Kthim dhe Komunitete i Kuvendit të Komunës shqyrtoi raportin e ZKKK për riatdhesimin në tremujorin janar –mars 2012. Sipas raportueses –udhëheqëse e Zyrës Komunale për Komunitete e Kthim, Afije Veseli, në territorin e kësaj komune janë riatdhesuar 13 persona në këtë periudhë Po ashtu 18 kërkesa janë dërguar në Zyrën për Riintegrim, ato janë të personave të riatdhesuar edhe në periudha të mëhershme, si nga vitet 2009, 2010, 2011. Prej këtyre 18 kërkesave, Zyra për Riintergim e MPB ka dhënë përgjigje pozitive në 3 sosh, ka refuzuar 2, kurse tjerat janë në procedurë shqyrtimi.