Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka përkrahur fermerët e Komunës së Drenasit duke i mbështetur me mekanizëm për menaxhimin e plehut organik.
Komuna e Drenasit, gjegjësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik vazhdon të mbështes fermerët në sektorë të ndryshme në bujqësi. Duke pasur parasysh rendësin në sektorin e blegtorisë, sidomos nën sektorin e fermave të lopëve qumështore, DBZHE në bazë të mundësive buxhetore që kishte të planifikuara për këtë vit, fermerët me mbi 15 lopë qumështore i ka pajisur me ngarkues hidraulik për menaxhimin e plehut organik ( të shtalles). Në këtë projekt kanë përfituar 10 fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e caktuara. Sipas drejtorit të Bujqësisë, z. Skender Hasi tha se këtë vit drejtoria që ai drejton ka mbështetur sektorin e perimekulturës me sera prej 2.40 ha, sektorin e bletarisë me 120 zgjoje bletësh si dhe tani sektorin blegtorisë i cili është një sektor mjaft i rëndësishëm dhe pajisja me këtë mekanizëm do të ju lehtësoj fermerëve menaxhimin e fermës së tyre. Hasi ka thënë se DBZHE do të vazhdoj të mbështes këtë sektor edhe këtë vit ku mendojmë të vazhdojmë në mbështetjen e fermerëve të cilët kanë më mbi 5 lopë qumështore me makina mjelëse pasi që fermat e kësaj kategorie brenda dy viteve është rritur edhe për 70 sosh dhe tani kemi mbi 170 ferma më mbi 5 lopë qumështore. Projektit për mbështetjen me këtë mekanizëm i është gëzuar edhe përfitues i këtij projekti, fermeri Sylë Shehu nga Dobrosheci i cili ka falënderuar DBZHE-në për këtë mbështetje dhe ka vlerësuar se tani menaxhimin i largimit të plehut organik nuk do ju merr kohë disa ditësh si dhe mundim fizik, por këtë punë do të kryejmë për një kohë me të shkurtër dhe me të lehtë.