Me rastin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorit Bekim Hysenaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me bashkëpunëtorë, bënë homazhe dhe vendosen buqeta me lule të freskëta pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri.
Kryetari Lladrovci pas homazheve pranë varrit të dëshmorit Hysenaj për nderim të jetës dhe veprës së tij, tha se pranvera për Kosovën kurrë nuk do të arrinte pa sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, pa heroizmin dhe përkushtimin e UÇK-së, të Bekimit me shokë, të cilët dhanë më të çmuarën-jetën, për çlirimin e vendit.
Bekimi, i cili ra dëshmor para 25 viteve në betejën e UÇK-së në fshatin Tërstenik, kujtohet për sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Lavdi gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë jetën për çlirimin e vendit tonë!