Ky zgjerim i gamës së shërbimeve do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët. Nisur nga sot, banorët e Komunës së Drenasit mund të përfitojnë shërbime stomatologjike në oraret e zgjeruara, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pra me dy turne, falë një stafi të përkushtuar të profesionistëve shëndetësorë.