“Aktiv Home” furnizon me ushqim shërbimin e zjarrfikësve dhe stafin shëndetësor
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim drejtorin e Operatorit Ekonomik “Aktiv Home”, Ekrem Eleshani.
Elshani në këtë takim ka shpreh gatishmërinë që ti furnizoj me ushqim shërbimin shëndetësor dhe atë të zjarrfikësve. Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Ekrem Elshanin për këtë ndihmë të ofruar dhe ka shtuar se kjo përkrahje është e mirëseardhur për stafin në këto dy shërbime në këtë periudhë të pandemisë.
“Aktiv Home” do të shërbej më ushqim stafin shëndetësor dhe të zjarrfikësve të cilët shërbejnë pas orës 17:00, kur edhe është e vendosur ora policore sipas Vendimit të Qeverisë.