Mbikëqyrjen dhe respektimin e rregulloreve komunale, ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë shërbimet publike;
Inspektimi i trotuareve, shesheve dhe hapësirave tjera publike;
Kontrollimi i respektimit të kushteve për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe ndërmarrja e masave kur konstatohet shfrytëzim i kundërligjshëm;
Inspektimi i punëve dhe ndërhyrjeve në rrugët dhe hapësirat publike, kur këto ndikojnë në sigurinë, qarkullimin ose funksionimin normal të tyre;
Verifikimi i ankesave të qytetarëve lidhur me shërbimet publike dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike;
Marrja e masave për eliminimin e parregullsive të konstatuara gjatë inspektimit;
Hartimi i procesverbaleve, njoftimeve dhe vendimeve inspektuese, sipas kompetencave ligjore;
Inicimi i procedurave kundërvajtëse kur konstatohen shkelje të dispozitave ligjore ose komunale;
Bashkëpunimi me drejtoritë komunale, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera kompetente për zgjidhjen e problemeve në fushën e shërbimeve publike;
Kryerja e detyrave të tjera që përcaktohen me ligj, rregullore komunale dhe akte të tjera nënligjore.