Shkollimi: Bachelor & Master: Fakulteti I Arkitekturës, Universiteti Prishtinës “Hasan Prishtina”
Përgjegjësit e Drejtorit:
Përgjegjësitë e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Drenasit zakonisht bazohen në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, rregulloret komunale dhe kompetencat e inspektorateve komunale. Në praktikë, drejtori ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore:
- Udhëheqja e Drejtorisë së Inspekcionit
- Siguron zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi
- Merr masa administrative ndaj shkeljeve ligjore.
- Bashkëpunim institucional ( bashkëpunim në mes drejtorive, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, ministritë dhe institucionet tjera)
- Raporton te Kryetari i Komunës për të gjitha aktivitetet dhe rastet e evidentuara.
Përgjegjësitë e Drejtoratit:
- Inspektime në mbështetje të Ligjit për fusha të ndryshme;
- Inspektimin e ndërtimeve e objekteve të kategorisë së I dhe II me leje dhe pa leje;
- Inspektime në fushën e mbrojtjes së ambientit në mbështetje të Ligjit përkatës;
- Inspektimin e veprimtarive ekonomike dhe bizneseve të ndryshme në Komunë duke kontrolluar të gjitha bizneset e regjistruara dhe ato të cilat janë të pa regjistruara dhe ndërmerr veprimet përkatëse ligjore, inspektimin e tregut dhe çmimeve në pajtim me Ligjin, rregulloreve dhe akteve nënligjore;
- Inspektimin e tokës bujqësore në pajtim me Ligjin përkatës;
- Inspektimin e shërbimeve komunale, pronës publike – rrugëve, shesheve, parqet, varrezat, reklamat dhe të tjera sipas ligjit në fuqi.
- Inspektimin e transportit të auto taksive, kombi taksive, autobusëve dhe automjeteve për transport dhe të tjera sipas ligjeve dhe akteve nënligjore;
- Inspektime bazuar në kërkesa apo ankesa të qytetarëve, inspektime të përcaktuara nga Kryetari dhe inspektime në mbështetje të Ligjeve në fuqi.