Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin
Tel: 044-181-582
E-mail:
Biografia
Valdet Curri nga Zabel i Ultë, Drenas. I lindur me 24 prill, 1975. Para periudhës së luftës është marrë me sport dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në pavarësinë e sportit kosovar. Gjatë luftës në Kosovë ka qenë i angazhuar nga drejtoria politike e UÇK-së si koordinator i fshatit Zabel i Ultë për vëzhgim dhe evakuim të popullatës civile.
Pas luftës, z. Curri ka dhënë kontribut si anëtar i kryesisë se klubit futbollistik “Feronikeli” dhe si anëtar i kryesisë të klubit të Hendbollit “Drenica” në Drenas.
Z. Valdet Curri ka qenë themelues dhe drejtor në organizatën jo qeveritare “ SIBORA” e cila është marrë me edukimin dhe trajnimin e të rinjve të komunës së Drenasit.
Nga viti 2010, ka punuar në administratën shtetërore të Kosovës si Udhëheqës i Qendrës për Pajisje me Dokumente në Drenas – Ministria e Punëve të Brendshme.
Z. Curri ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Kriminalistike, në nivelin Bachelor, ndërsa në nivelin Master, ka përfunduar Menaxhment dhe Financa.