Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: PDK
Tel: 044-390-409
E-mail: pajtime.berisha@rks-gov.net
Pajtime Berisha ka lindur më 23 qershor 1990 në Baicë, Komuna e Drenasit. Arsimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, në Shkollën Fillore “Migjeni” në Baicë.
Shkollën e mesme e ka përfunduar në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, drejtimi Kontabilitet.
Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, dega Marketing.
Aktualisht vazhdon studimet Master në drejtimin Administratë e Përgjithshme.
Në angazhimin e saj publik synon forcimin e rolit institucional të Kuvendit Komunal, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.