Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: LVV
Tel: 049-450-237
E-mail: egzona.terdevci@assembly-kosova.org
Egzona Tërdevci ka lindur më 21 mars 1994 dhe jeton në fshatin Gllobar, Komuna e Drenasit.
Ajo ka përfunduar studimet në Banka, Financa dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe aktualisht ndjek studimet për master në të njëjtin drejtim.
Egzona ka përvojë pune prej pesë vitesh në sektorin privat, në financa dhe prokurim, duke zhvilluar aftësi menaxheriale dhe analitike.
Ajo ka shërbyer në kabinetin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, më pas dhe në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ndërsa në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës ka bartur detyrën e Këshilltares Politike Profesionale dhe koordinatore e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Egzona është kryetare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas.