Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin
Tel: 048-611-011
E-mail:
Edon Nishori, i lindur më 21.01.1996, biri i Imer Kamer Nishorit një nga mësuesit e parë në Komoran dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Shkollën fillore e kam ndjekur në “Xheladin Gashi” në Komoran, ndërsa gjimnazin e përfundova në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. Studimet universitare i përfundova në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Histori, ndërsa nivelin master në Histori të Kohës së Re, po aty.
Për më shumë se 10 vite, kam qenë aktiv në udhëheqjen e studentëve, nga një anëtar i thjeshtë i Këshillit Studentor, deri në pozitën më të lartë si kryetar i Parlamentit Studentor dhe përfaqësues i studentëve në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”