Anëtare e Kuvendit
Subjekti Politik: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovci
Tel: 045-326-373
E-mail:
Anjeza Kurtaj, e lindur me 23.01.2004 dhe e rritur në Drenas. Shkollimin fillor ka përfunduar në shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën “Shtjefan Gjeçovi” në Prishtinë.
Studimet bachelor ka ndjekur në Kolegjin Heimerer në Prishtinë, drejtimin Shkencat Shëndetësore Terapeutike-Logopedi, ku ka ndërtuar bazat profesionale dhe humane që e udhëheqin edhe sot.
Që nga viti 2024, është e angazhuar profesionalisht si menaxhere në Institucionin Parashkollor “Yjet”në Drenas, ku kontribuon në organizimin dhe koordinimin e punës së institucionit, si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të ngrohtë dhe edukativ për fëmijët tanë.
Përveç angazhimit profesional në fushën e edukimit, ajo do të shërbej edhe si këshilltare komunale (asambliste) në Kuvendin Komunal të Drenasit, ku është zotuar se do të punoj me përkushtim dhe përfaqësimin sa më të denjë të qytetarëve tanë.