Sektori për Planifikim Urban është në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit. Sektori për Planifikim Urban është përgjegjës për lëshimin e kushteve dhe lejeve të ndërtimit në Komunën e Drenasit, në përputhje me dokumente të vlefshme të Planifikimit Hapësinor dhe për Ndërtim. Aktet që lëshohen nga ky sektor janë: lejet ndërtimore, lejet e rrënimit, kushtet ndërtimore, pëlqimet urbanistike, njoftime dhe shkresa të ndryshme rreth zbatimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Planeve të tjera rregulluese.