– Menaxhon,udhëheq punën e përgjithshme të sektorit për Kulturë,Rini dhe Sport dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
– Menaxhon stafin e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, dhe në bashkëpunim me Drejtorin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar cilësi në ngritjen e kapaciteteve në DKRS; –
– Zëvendëson Drejtorin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit në mungesë të tij/saj dhe përfaqson Drejtorinë brenda institucionit dhe palëve të jashtme;
– Ndihmon Drejtorin e DKRS-së në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës; –
Organizon, udhëheq, drejton aktivitetet e sektorit të Kulturës,Rinisë dhe Sportit me stafin e DKRS-së
Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara;
Përgatit propozim-rregullore për funksionimin e sektoreve sipas ligjeve të Ministrisë, së Kulturës,Rinisë dhe Sportit; Merr pjesë në komisionet e ndryshme. –
Mbikëqyrë punën e personelit të Kulturës,Rinisë dhe Sportit në aplikimin e reformave;
– Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë në institucione DKRS – MKRS;