Kontrollimin e lokaleve afariste, mallin, shërbimet, pajisjet, librat afariste dhe dokumentacionin tjetër me të cilin bënë konstatimin e afarizmit të ndërmarrjeve të ndryshme në pajtim me ligjet dhe normat tjera ligjore,
Zhvillon procedura administrative konform ligjeve të aplikueshme ndaj palëve.
Përmbushjen e standardeve të mallrave pas vendosjes së tyre në treg dhe të shërbimeve
Sigurinë e produkteve në treg;
Qarkullimin e produkteve nga metalet e çmuara;
Mbrojtjen e konsumatorëve;
Përshtatshmërinë teknike të produkteve;
Veprimtarinë turistike dhe hoteliere;
Veprimtarinë zejtare
Mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në treg;
Mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të ngjashme në treg;
Markimin e efikasitetit të energjisë së pajisjeve të amvisërisë;
Reklamimin e produkteve dhe shërbimeve
Çmimet (përcaktimin dhe ekspozimin e çmimeve, pagesën dhe dhënien e faturave)
Kushtet për të bërë biznes në përputhje me aktet nënligjore të veçanta
Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundërvajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse dhe penale;
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe akte të tjera nën ligjore.