Mban shënime për tokën dhe objektet në pronësi të Komunës;
Zhvillon procedurën e shpronësimit të tokës në pronësi private dhe shoqërore për ngastrat e planifikuara për interes publik sipas planeve urbanistike të Komunës;
Përgatitë vendimet e shpronësimit për personat fizikë dhe juridikë;
Nxjerr vendime për regjistrimin e të drejtës së pronësisë në emër të Komunës, në paluejtshmëritë e mbetura pa pronar.
Trajton dhe zhvillon procedurën administrative për uzurpimet arbitrare të tokës në pronësi të Komunës;
Nxjerr vendimet për lirimin e pronës komunale të uzurpuar arbitrarisht;
Shqyrton dhe vendos për kërkesat e personave fizikë dhe juridikë në procedurë administrative, për rregullimin e marrëdhënieve pronësore – juridikë lidhur me pronën komunale;
Zhvillon procedurat administrative, sipas detyrës zyrtare për ruajtjen e pronës komunale dhe interesit tjetër komunal;
Thërret dhe njofton palët e interesit për nxjerrjen e vendimit të shpronësimit;
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë