– Inspektimin e ndërtimeve, instalimeve, renovimeve, zgjerimeve, ndryshimeve, shndërrimeve, si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture, përjashtuar punët e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave për të cilat nuk nevojitet leje për ndërtim; – Inspektimin për plotësimin e kushteve urbanistiko-teknike; – Inspektimin e dokumentacionit teknik (projektet e ndërtimit, lejet e ndërtimit, inspektimi i lejeve të përdorimit të objekteve); – Mbikëqyrjen e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje, përpilimin e procesverbaleve dhe miratimin e vendimeve për ndërprerjen e punëve ndërtimore; – Harton propozimet për marrjen e vendimeve për rrënim të objekteve dhe nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse; – Inspektimin e kushteve dhe masave të sigurisë, që kanë të bëjnë me sigurimin e objektit dhe objekteve për rreth, si dhe masat për sigurinë e komunikacionit për rreth këtyre objekteve; – Vërtetimin e dokumenteve burimore, të cilat investitori duhet t’i këtë në dispozicion në vend ndërtim, në përputhshmëri me ligjin; – Përpilimin e procesverbaleve për gjendjen e punimeve në vend ndërtim, për respektimin ose mosrespektimin e kushteve të përcaktuara për ndërtim, cilësinë e punimeve dhe materialit ndërtimor; – Marrjen e vendimeve për ndërprerjen (pezullimin) e punimeve, deri në evitimin e parregullsive tekniko- procedurale; – Hartimin e procesverbaleve dhe fletëparaqitjeve penale dhe kundërvajtëse, kur vlerëson se ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse dhe penale; – Kryen dhe detyra tjera sipas te përcaktuara me ligj dhe akte tjera nën ligjore.