Drenas, më 03.11.2010 – U mbajt punëtoria me titullin “Roli dhe Përgjegjësit e NDNJ në Komuna”, ku morën pjesë: Drejtorët e Drejtorateve Komunale, zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësues nga OJQ të ndryshme, përfaqësues nga parti të ndryshme politike, dhe mediat lokale etj. Punëtoria është organizuar nga Njësiti për të Drejtat e Njeriut në mbështetje nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) Misioni në Kosovë dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Gjatë punëtorisë ekspertët e OSCE-së dhe anëtarët e NDNJ-së prezantuan dhe diskutuan çështjet lidhur me të drejtat e njeriut dhe rolin e përgjegjësitë e tyre.
Temat që u diskutuan ishin:
Të drejtat Ndërkombëtare të njeriut,
Sistemi i OKB-së mbi mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut,
Ligji mbi të drejtat e njeriut dhe mekanizmat për monitorim,
Sistemi Evropian i mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut,
Zbatimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë,
Roli dhe Përgjegjësitë e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna,
Diskutim se si të përmirësohet koordinimi në mes Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna.