U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e dyta për vitin 2025, me gjithsej pesë pika të rendit të ditës.
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i datës 31.01.2025.
- Raporti i Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit për vitin 2024.
- Propozim-vendim për plotësimin/ndryshimin e vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Raporti i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2024 dhe Plani i implementimit të rekomandimeve.
- Të ndryshme.
Mbledhja filloi me një minutë heshtje në nderim të 27-vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe më pas vijoi me propozimin e kryetarit për përfshirjen e një pike (pika e katërt) në rendin e ditës.
Tutje, të gjitha pikat u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash.
Për më tepër, mbledhjen e zhvilluar sot mund ta ndiqni përmes lidhjeve të mëposhtme.
https://kk.rks-gov.net/gllogoc