Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për vetëqeverisje lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), si dhe nenit 3 pika 3.7 dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Bekim Lestrani, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
Mbledhja do të mbahet më 29 maj 2025 (e enjte), duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Rendi i ditës i kësaj mbledhjeje do të përfshijë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të mbajtur më 29.04.2025;
2. Propozim-vendim për financimin e projektit “HANDIKOS”;
3. Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba;
4. Propozim-vendim për rritjen e buxhetit në bazë të tejkalimit të planit të të hyrave vetanake për vitin 2024 dhe bartjen e tyre në vitin 2025;
5. Propozim-vendim për bartjen e fondeve – të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin 2025;
6. Të ndryshme.