Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Burim Bujupi, më datë: 30.01.2026 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- MMehedin Salihu, emërohet anëtar i Kuvendit Komunal në Drenas nga subjekti politik ” Për Drenas e Kosovë”, duke zëvendësuar anëtarin e Kuvendit Komunal Salih Dvorani.
- Procesverbali i mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal i dt. 10.12.2025.
- Procesverbali i mbledhjes se jashtëzakonshme i Kuvendit Komunal i dt. 17.12.2025.
- Procesverbali i mbledhjes se jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal i dt. 24.12.2025.
- Propozim vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa Nr. 02 Nr. 020/04-53198 të datës 18.12.2025.
- Propozim vendim për plotësim-ndryshimin e komisionit komunal të aksionareve për kompaninë rajonale të mbeturinave (KRM) “Pastrimi” Drenas.
- Propozim vendim për plotësim-ndryshimin e komisionit komunal të aksionareve për NPL “Stacioni i Autobusëve Sha.A Gllogoc.
- Propozim vendim për miratimin paraprak të te vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik-juridik (99 vite).
- Raport i punës së kryetarit dhe drejtorive të Komunës së Drenasit për vitin 2025.
- Raporti Financiar Janar-Dhjetor 2025.
- Raport vjetor i punës se njësisë se auditimit të brendshëm të Komunës së Drenasit si dhe plani i veprimit për implementimin e rekomandimeve për vitin 2025.
- Raport i përgjithshëm mbi gjendjen faktike lidhur me përmbushjen e kontratave për pronat komunale të dhëna ne shfrytëzim.
- Njoftim lidhur me vërshimet në territorin e Komunës së Drenasit.
- Të ndryshme.