Të nderuar, në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Bekim Lestrani, më datë: 30.07.2025 (e mërkure) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbalin e mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur më datën 30.06.2025;
- Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Auditimit dhe pasqyrave vjetore financiare të Komunës së Drenasit për vitin 2024;
- Raporti i punës së Kryetarit dhe qeverisjes Lokale Janar-Qershor 2025;
- Raporti Financiar Janar-Qershor 2025;
- Të ndryshme.