Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Lestrani, më datë: 29.04.2025 (e martë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbalin e mbledhjes së Kuvendit Komunal i mbajtur më datën 28.03.2025;
- Propozim-vendim për shpalljen e Lordit George Robertson, “Qytetar Nderi”, i Komunës së Drenasit;
- Propozim-vendim për shpalljen e z. Havier Solana, “Qytetar Nderi”, i Komunës së Drenasit;
- Propozim-vendim për shpalljen e znj. Madeline Albright, “Qytetar Nderi”, “Post mortum”, e Komunës së Drenasit;
- Propozim-vendim për plotësim- ndryshimin e Rregullores, Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të bizneseve në Komunën e Drenasit;
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Kv Feronikeli femrat”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Kv Feronikeli meshkujt”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Fc Feronikeli 74”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Kh Drenica”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Kff Feronikeli femrat”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Klubi Futsalit Drenasi”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Fc Liqeni”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Klubi i Boksit Drenasi”
- Propozim-vendim për financimin e projektit “Kv Gryka”
- Plani lokal i veprimit zbutës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe nga dhuna ndaj grave dhe vajzave Drenas 2025-2028;
- Raporti financiar janar- mars 2025;
- Të ndryshme.