Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 29.03.2024, (e premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvedit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur më dt. 29.02.2024.
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
- Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit.
- Propozim vendim për vazhdimin e afatit të zbatimit të Planit për vlerësimin e Rrezikut për territorin e Komunës së Drenasit, 2021-2023, deri në hartimin e Planit të Ri të vlerësimit të Rrezikshmërisë.
- Raporti përfundimtar për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
- Raport i Planit të Biznesit 2024 të NPL “Stacioni i Autobusëve” SHA-Drenas.
- Të ndryshme.