Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.
Pikat e rendit të ditës janë:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 25.06.2020 i disponueshëm në https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/07/Procesverbali-i-mbledhjes-se-KKSB-25.06.2020.pdf
2. Njoftim me përgatitjet e ndërmarra nga Drejtoria e Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor;
3. Njoftim për situatën epidemiologjike në Komunën e Drenasit;
4. Të ndryshme.
Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 25.08.2020 (e martë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.