Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42, neni 44 pika 44.4 dhe pika 44.5 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit së Drenasit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës th ë rr e t mbledhjen e dytë të Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila do të mbahet më datë: 18.03.2026 dhe do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e bordit të drejtorive, (kati tretë) i Komunës Drenasit.
Për mbledhje propozohet ky, rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes se Komitetit për Politike dhe Financa i datës: 18.02.2026
2. Propozim Rregullore për menaxhimin e dokumenteve zyrtare dhe arkivore.
3. Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për NPL “EKO-Drenasi” Sha.A Gllogoc.
4. Raporti i progresit për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për pasqyrat financiare për vitin 2024.
5. Propozim vendim për themelimin e komisionit për shqyrtimin e listës se veçantë të pronave për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës komunale dhe ofrimin e rekomandimeve të veta për pronat ndaj të cilave mund të iniciohen procedurat e dhënies në shfrytëzim përmes negocimit apo shpalljes publike.
6. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-70310053-00539-0, në Negroc, me sipërfaqe 109084 m2, kapaciteti 9.99 MW, vlera investive 5.800.000,00 €;
7. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-70315035-00913-0, në Krajkovë me sipërfaqe 92000 m2, kapaciteti 5.70 MW vlera investive 3.300.000,00 €.
8. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite, pronën e paluajtshme të komunës, me procedurë të negocimit të ofertës për parcelën P-70315035-00848-0, në Krajkovë, me sipërfaqe 130000 m2, kapaciteti 9.99 MW vlera investive 5.800.000,00 €;
9. Të ndryshme