Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42, neni 44 pika 44.4 dhe pika 44.5 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit Burim Bujupi, me dt. 18.02.2026 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Plani i punës së KKSB-së për vitin 2026.
2. Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal të veprimit në mjedis 2025-2029.
3. Propozim vendim për miratimin e Planit Lokal për strategji të cilësisë së ajrit, Komuna e Drenasit 2025-2029.
4. Miratimi i raportit përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
5. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
6. Propozim vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik-juridik (për 99 vite)
7. Të ndryshme