Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores të punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Bekim Lestrani, me 16.09.2025
(e marte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datën
21.07.2025.
- Draft Buxheti i Komunës për vitin 2026 dhe projeksionet për vitet 2027-2028.
- Të ndryshme.