Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores të punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Bekim Lestrani, me 21.07.2025 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datën
- 19.06.2025.
- Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Komunës së Drenasit për vitin 2024.
- Raporti i punës së Kryetarit dhe qeverisjes Lokale Janar-Qershor 2025.
- Të ndryshme.