Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores të punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit z. Bekim Lestrani, me 19.05.2025
(e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datën 18.04.2025
- Propozim-vendim për financimin e projektit “HANDIKOS”
- Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
- Të ndryshme.