Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe neneve 12 pika 12.2 dhe 21 pika 21.2 të Rregullores së punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, z. Bekim Lestrani, thërret mbledhjen më 18.04.2025 (e premte), duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të ketë këtë:
Rend dite:
1. Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datën
19.03.2025;
2. Propozim-vendim për plotësim- ndryshimin e Rregullores, Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të bizneseve në Komunën e Drenasit;
3. Plani lokal i veprimit zbutës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe nga dhuna ndaj grave dhe vajzave Drenas 2025-2028;
4. Propozim-vendim për Kuvendin Komunal të Drenasit për ndarjen e mjeteve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nga kategoria e subvencioneve për vitin 2025;
5. Propozim-vendim për shpalljen e Lordit George Robertson, “Qytetar Nderi”, i Komunës së Drenasit;
6. Propozim-vendim për shpalljen e z. Havier Solana, “Qytetar Nderi”, i Komunës së Drenasit;
7. Propozim-vendim për shpalljen e znj. Madeline Albright, “Qytetar Nderi”, “Post mortum”, e Komunës së Drenasit;
8. Raporti financiar janar- mars 2025;
9. Të ndryshme.