Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores të punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Bekim Lestrani, me 19.03.2025
(e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
- Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datën
19.02.2025;
- Raport për implementimin e rekomandimeve të Raportit të auditimit me temë: Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Drenasit për vitin fiskal 2023;
- Raporti vjetor i KRM “ Pastrimi “, për vitin 2024;
- Raporti vjetor i NPL “Stacioni i Autobusëve-Drenas”;
- Plani lokal i veprimit zbutës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe nga dhuna ndaj grave dhe vajzave Drenas 2025-2028;
- Draft-propozim për ndryshim-plotësim të rregullores, për taksa, tarifa, ngarkesa, dhe gjoba 02 nr.400/03-62198 datës 28.12.2023;
- Të ndryshme.