Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit z. Labinot Halilaj, me dt: 24.07.2020 (e Premte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës.
THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa
Mbledhja do të këtë:
Rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 22.06.2020.
- Propozim Vendim për shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës (Forsythia Europea) në zonën e Goleshit- Fshatin Sankoc në Kategorinë- Monument i Natyrës, (e plotësuar).
- Propozim Vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028, (e plotësuar).
- Njoftim rreth përfundimit të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit .
- Propozim Vendim për definimin dhe parcelizimin e të gjitha varrezave të cilat ndodhen në prona komunale në Komunën e Drenasit .
- Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 12-353-22880, të datës 29.06.2020 për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e dy fushave sportive, në pronën komunale, në zonën kadastrale në Abri e Epërme dhe në zonën kadastrave në Zabel i Epërm.
- Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrave në Baicë.
- Propozim Vendim për lirim nga qiraja joprofitabile për familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2020.
- Propozim Vendim për caktimin e Lokacioneve për ndërtimin modernizimin dhe kompletimin e infrastrukturës përcjellëse të studionit të qytetit “Rexhep Rexhepi” në Poklek të Ri.
- Propozim Vendim për caktimin e Lokacionit për realizimin e Projektit për ndërtimin e Çerdhes në Komoran.
- Propozim Vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm Publik për kthimin e pronave të cilat janë nën menaxhimin e AKPS-së, në zonat Kadastrale : Çikatovë e Re, Tërstenik, Poklek, Korroticë e Poshtme, Zabel i Poshtëm, Komoran dhe Sankoc.