Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 24.03.2016 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së. Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 01.03.2016
2. Raporti vjetor i Kryetarit të Komunës për vitin 2015
3. Plotësimi i Komitetit për Komunitete
4. Të ndryshme