Në bazë të nenit 44 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 34,37 të Statutit të Komunës së Drenasit, Udhëzimit Administrativ Nr.02/2015 Për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, neni 6, me kërkese të Kryetarit të Komunës përmes Email-it. Kuvendi i Komunës me dt. 24.12.2025 (ditë e mërkurë) duke filluar në ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Thërret
Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës
Mbledhja do të këtë:
Rend dite:
- Propozim vendim për themelimin e Komitetit për Komunitete.
- Propozim vendim për themelimin e Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi.
- Plani i punës të Kuvendit Komunal për vitin 2026.
- Plani i Punës së Kryetarit dhe drejtorive komunale për vitin 2026.
- Plani Lokal i veprimit në mjedis 2025-2029.
- Hartimi i planit Lokal për strategji të cilësisë së ajrit – Komuna e Drenasit 2025-2029.
- Plani komunal për integritet i Komunës së Drenasit i përditësuar për vitin 2026.
- Plani i Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera për Komunën e Gllogocit 2026–2029
- Plani i Reagimit Emergjent (PRE) për Komunën e Gllogocit.
- Raport për zbatimin e planit të integritetit për Komunën e Drenasit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.
- Raport për zbatimin e planit të integritetit për Komunën e Drenasit për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025.
- Lista e rreziqeve komunale për vitin 2026.
- Raporti i vlerësimit të menaxhimit të rreziqeve të Komunës së Drenasit për vitin 2025.
- Informimi i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi nga kryesuesi i KKSB-së për periudhën Janar-Dhjetor 2025
- Diskutimi i Raportit të Përformnacës Komunale për vitin 2024.
- Raporti financiar janar-shtator 2025
Drenas, më 17.12.2025