Sqarim për zgjedhjen e sportistëve të vitit 2019
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të shtunën, me datë 21.12.2019 ka shpallur me të mirët në sektorin e sportit për vitin 2019.
Komisioni vlerësues i përbërë nga pesë anëtarë, ka shqyrtuar të gjitha propozimet të cilat kanë ardhur në formë të protokolluar pranë sektorit të sportit në DKRS.
Komuna e Drenasit, vlerëson lartë të arriturat e shumë talenteve në fushën e sportit në Drenas, përfshirë edhe arritjet ndërkombëtare, mirëpo, procedura e shpalljes së më të mirëve në lëminë e sportit, ka kërkuar përfilljen e procedurave për të cilat propozuesit ka qenë të njoftuar me kohë përmes njoftimit të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës, si dhe rrjetit social ‘Facebook’ në Drenas, në afatin kohor nga 12.12.2019 deri më 18.12.2019.
Komisioni vlerësues ka bërë shpalljen e me të mirëve në fushën e sportit duke u bazuar në propozimet e protokolluara me dokumente mbështetëse për të propozuarit si dhe duke respektuar kriteret e përcaktuara me njoftim.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj të mbështesë sportin në Drenas, me subvencione, por edhe duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive.