Njoftohen qytetarët e Komunës së Drenasit se Drejtoria për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore në prag të festave të fund vitit. Kërkojmë nga qytetarët se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit.