Me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve, për njohuri dhe përgatitje se si duhet të sillen dhe veprojnë në rast të tërmeteve, sot në ShFMU “Arif Shala” në Korroticë të Ulët, Agjencia e Menaxhimit Emergjent organizoi një stërvitje me simulator tërmeti (automjet ku simulohet tërmeti). Stërvitja gjithashtu kishte si synim ngritjen e gatishmërisë dhe zvogëlimin e rrezikut nga tërmetet në shkolla. Pjesëmarrës në këtë stërvitje ishin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Drenasit. Më këtë rast, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria Komunale për Arsim i ofruan mbështetjen e duhur Agjencisë së Menaxhimit Emergjent për kryerje të suksesshme të kësaj stërvitjeje. Përveç drejtorive komunale, pjesë e kësaj stërvitjeje ishin edhe policia e Stacionit Policor në Drenas, Shërbimi i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dega në Drenas dhe një ekip nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas të cilën dhanë kontributin e tyre profesional në mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje.