
Njoftim për Rindërtimin Kadastral në Zonat e Drenasit
Të gjithë banorët e fshatrave dhe lagjeve të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, do të fillojë Rindërtimi Kadastral në zonën tuaj!
Faza e parë e këtij projekti përfshin takimet informuese për t’i njoftuar banorët mbi procesin dhe përfitimet që sjell Rindërtimi i Kadastrit.
Zonat përfituese janë:
Tërsteniku
Vërboci
Kizhnareka
Takimet informuese do të mbahen në këto data dhe vende:
Fshati Vërboc
Data: 24.04.2025
Ora: 16:30 – 17:30
Vendi: SH.F.M.U “Dëshmorët e Fortesës” në Vërboc
Fshati Tërstenik
Data: 24.04.2025
Ora: 18:15 – 19:15
Vendi: SH.F.M.U “Zenel Hajdini” në Tërstenik
Fshati Kizhnarekë
Data: 25.04.2025
Ora: 16:30 – 17:30
Vendi: SH.F.M.U “Fehmi dhe Islam Kastrati” në Kizhnarekë
Qëllimi i këtij projekti:
Harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren dhe të dhënave në kadastër.
Përfitimet kryesore nga ky projekt:
Zyrtarizimi i të drejtave pronësore për pronat e paluajtshme (për rastet e trashëgimeve të paformizuara).
Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore që nuk janë zyrtarizuar.
Matje gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për procesin e legalizimit.
Gjatë takimeve, banorët do të njoftohen mbi:
Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij.
Obligimet dhe përgjegjësitë e institucioneve: Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës.
Obligimet e Operatorit Ekonomik për zbatimin e planit të rindërtimit.
Të drejtat dhe obligimet e banorëve në procesin e rindërtimit.
Shërbimet që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti do të kryhen PA PAGESË!
Ftohen të gjithë banorët e këtyre zonave të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në suksesin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin dhe legalizimin e pronave.
#RindërtimiKadastral#KomunaDrenas#Kosova#Tërstenik#Vërboci#Kizhnarekë#LegalizimiPronave#ProjektiPaPagesë