Në përputhje me nenin 68 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe rregulloret komunale për transparencë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, organizon:
Tubim me publikun
Data: E enjte, 19.06.2025
Ora: 11:00
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Drenasit
Çfarë do të diskutojmë?
Informim për aktivitetet e komunës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025
Arritjet dhe sfidat e përballuara
Synimet dhe planet për të ardhmen
Investimet kapitale në komunë
Ftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara të marrin pjesë, të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për projektet dhe zhvillimet që prekin jetën tonë të përditshme.
Mos e humbisni këtë mundësi për të kontribuar në zhvillimin e Komunës së Drenasit!
#DrenasiBashkë#Transparenca#PjesëmarrjaQytetare#KomunaeDrenasit