Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafin 8 të Ligjit Nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me operatorin ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.’’ Gllogoc, për veprimtarinë: Fabrikë për prodhimin e Ferronikelit, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar
Njoftohet publiku i interesuar se më datë: 30.04.2025, në ora: 10:00, në hapësirat e adminisratës së kompanisë së Ferronikelit, adresa: Rruga “Besim Mala”, nr. 227, 13000 Gllogoc, do të organizohet debat publik nga operatori ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ Gllogoc, për veprimtarinë: Fabrikë për prodhimin e Ferronikelit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Debati publik do të organizohet për aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.