Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Doni Fert” shpk, Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Bazë për Prodhimin e Betonit, në Baicë, Gllogoc.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 06.08.2025 në ora 10:00 në objektin e SHFMU “Migjeni” Baicë, Gllogoc, do të organizohet debat publik nga Kompania “Doni Fert” shpk, Gllogoc në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Doni Fert” shpk, Gllogoc, për Pëlqim Mjedisor, – për Bazë për Prodhimin e Betonit, në Baicë, Gllogoc.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.