Njoftim nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Drenas
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Drenas njofton të gjithë të interesuarit se Ambasada Gjermane në Prishtinë ka hapur thirrjen për projekte të vogla me një shumë deri në 8 000 Euro. Projektet duhet të ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe efektive për shtresat më të varfra dhe të cenueshme të shoqërisë.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 9 mars 2020, ora 12:00.
Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: