Kërkesë nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për familjet pritëse dhe personat e strehuar në Komunën tonë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
NJOFTIMI I RËNDËSISHËM
Kërkesë drejtuar bizneseve, shoqatave, organizatave dhe individëve të Republikës së Kosovës, të cilat kanë akomoduar familje nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri
Të nderuar,
Në radhë të parë, ju falenderojmë për solidaritetin dhe gatishmërinë e treguar për t’i ardhur në ndihmë dhe strehuar familjet e prekura nga tërmeti, i datës 26 nëntor 2019.
Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar me Komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS.
Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.
Për këtë, ju ftojmë të njoftoni Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë në një nga kontaktet e mëposhtme:
Telefon: + 383 (0) 38 248 208
Celulari i emergjencës: + 383 (0) 45 618 618
E-mail: embassy.pristina@mfa.gov.al
Facebook: Ambasada e Shqipërisë në Kosovë: https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/
Si dhe Komunat përkatëse, në të cilat kryeni aktivitetin ose banoni.
Linku i kerkeses:
https://www.facebook.com/AmbasadaPrishtine/posts/2887382054608253