Komuna e Drenasit, respektivisht Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës njofton të gjitha gratë dhe personat tjerë të interesuar se me datën 07.10.2019 (e hënë), në ora 11.00, në sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet një sesion informues për kancerin e gjirit.
Ky sesion mbahet në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas dhe me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.